Lajme
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë
Shumë drejtues automjetesh mendojnë se kalimi në korsinë tjetër në momentin e fundit, kur njëra korsi mbyllet, është mungesë respekti ndaj shoferëve të tjerë. Megjithatë, sipas Policisë Kantonale të Cyrihut, është pikërisht kjo mënyrë e drejtimit që ndihmon në rrjedhën normale të trafikut.
Në videon e publikuar në Instagram, një efektiv policie shpjegon se shoferët duhet të përdorin të dyja korsitë deri në fund të segmentit ku njëra prej tyre mbyllet. Vetëm në atë pikë automjetet duhet të futen në korsinë tjetër, duke alternuar kalimin njëri pas tjetrit sipas të ashtuquajturit “parimi i zinxhirit” (zipper merge).
Sipas autoriteteve, kalimi i hershëm në korsinë tjetër, edhe pse shpesh konsiderohet si gjest mirësjelljeje, në fakt mund të ngadalësojë qarkullimin dhe të krijojë kolona të panevojshme.
Videoja u bë virale
Videoja ka marrë një jehonë të madhe në rrjetet sociale. Deri tani ajo është pëlqyer nga afro 30 mijë persona, është shpërndarë më shumë se 16 mijë herë dhe ka gjeneruar rreth 1.200 komente, shumica prej tyre pozitive.
Shumë përdorues kanë falënderuar policinë për sqarimin, duke theksuar se kjo rregullore ende nuk njihet nga një pjesë e madhe e shoferëve. Disa komentues kanë treguar se shpesh u bien borive ose kritikohen nga drejtues të tjerë kur vazhdojnë në korsinë e tyre deri në fund të ngushtimit të rrugës.
Rregull në fuqi që nga viti 2021
Parimi i “zipper merge” është pjesë e legjislacionit zviceran që nga 1 janari 2021, i përfshirë në Rregulloren për Rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Ky rregull zbatohet gjatë trafikut të ngadalësuar, jo vetëm kur një korsi mbyllet, por edhe në çdo rast kur dy korsi bashkohen, siç ndodh shpesh në hyrjet e autostradave.
Policia e Cyrihut rikujton se sistemi funksionon më mirë kur shoferët lejojnë kalimin e automjeteve me radhë, një nga një. Mosrespektimi i këtij parimi konsiderohet shkelje dhe dënohet me gjobë prej 100 frangash zvicerane.
Rregullat kryesore të parimit “zipper”
Përdorni të dyja korsitë deri në fund të segmentit ku njëra mbyllet.
Ndërroni korsinë vetëm pak para përfundimit të saj.
Lejoni automjetet të futen në mënyrë alternative, njëri pas tjetrit.
Mos tentoni të impononi përparësi, pasi automjetet në korsinë që vazhdon nuk kanë të drejtë absolute kalimi.
Shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me gjobë prej 100 frangash zvicerane/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













