Lajme
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës
Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur është parë mbi qytet.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës, Zvicër. Pamjet e publikuara nga lexues të Blick tregojnë tym të dendur që del nga ndërtesa, ndërsa flakët kanë përfshirë çatinë e hotelit.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me përhapjen e zjarrit. Policia kantonale e Lucernës ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një operacion i madh, por deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet e zjarrit apo për persona të lënduar.
Nga pamjet e siguruara nga dëshmitarët shihet se zjarri ka përfshirë pjesë të çatisë së objektit, ndërsa një kolonë e madhe tymi është ngritur mbi qytet.
“Era e tymit është shumë e fortë. Jemi të tronditur, asnjëherë nuk kemi parë një zjarr të tillë në një ndërtesë”, ka thënë një dëshmitar për Blick, i cili ndodhej në një ndërtesë pranë hotelit.
Sipas tij, zjarrfikësit po përpiqen të pengojnë përhapjen e flakëve në ndërtesat përreth. Ekipet emergjente po përdorin shkallë të mëdha dhe po ndërhyjnë nga disa drejtime për të vënë nën kontroll zjarrin.
Një tjetër dëshmitar ka deklaruar se shumë kalimtarë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes, ndërsa atmosfera është e tensionuar për shkak të përmasave të zjarrit.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacione pas përfundimit të operacionit të ndërhyrjes.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













