Foto FB: Komuna e Podujevës
Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin nisë edhe zyrtarisht Manifestimi “Ditët e Diasporës”.
Sipas njoftimit nga Komuna e Podujevës, për dy ditë rresht, qytetarët do të mund të gjejnë produkte artizanale, veshje kombëtare e ushqime tradicionale, të cilat janë punuar kryesisht nga gratë llapjane.
“Në hapje të këtij panairi mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, drejtoresha e Administratës, Ditjona Statovci dhe drejtori për Bujqësi, Behram Latifi. Nënkryetari Restelica i përgëzoi gratë për punën e vyer në përgatitjen e produkteve artizanale e ushqimeve tradicionale, gjë që sipas tij, tregon përkushtimin e tyre për të mbajtur gjallë traditat kombëtare. Ky panair, i cili është organizuar në bashkëpunim me Shoqatën “Duart e Arta Llapjane”, do të jetë i hapur sot dhe nesër (20 e 21 korrik), ndërkohë që për rreth tri javë qytetarët e Podujevës e veçmas bashkatdhetarët i presin aktivitete të ndryshme kulturore e sportive që janë organizuar në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës””, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.