Lajme

Vdes në burgun gjerman i dyshuari për vrasjen e 6 personave

I ndjeri dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë gjashtë persona në një strukturë për nëna dhe fëmijë në Stade, pranë Hamburgut, në fund të qershorit

Afër një muaj pas të shtënave fatale që rezultuan me vdekjen e gjashtë personave në Gjermaninë veriore, autori i dyshuar ka vdekur në paraburgim.

45-vjeçari u gjet i pajetë në qelinë e tij.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë të Saksonisë së Poshtme, një mjek i urgjencës e shpalli të vdekur. Hetuesit po supozojnë se ai ka bërë vetëvrasje, transmeton albinfo.ch. Nuk ka shenja të krimit ng pala e tretë.

I  ndjeri dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë gjashtë persona në një strukturë për nëna dhe fëmijë në Stade, pranë Hamburgut, në fund të qershorit, raportojnë mediat gjermane.

Sipas informacionit aktual, motivi ishte një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij tre-muajshe.