Shkurt.ch
Me “zinxhir njerëzor” për një Zvicër të hapur ndaj refugjatëve
“Në vend të izolimit të vendit, Zvicra duhet të pranojë në mënyrë më zemërgjerë njerëzit në nevojë, sikundër ka vepruar në kohën e krizës së Kosovës”
Rreth treqind persona duke u lidhur mes vete në një “zinxhir njerëzor” kanë manifestuar të shtunën në Bernë solidaritetin e tyre me refugjatët në Evropë. Ata kanë kërkuar rrugë të sigurta dhe legale për refugjatët dhe një politikë më zemërgjerë të pritjes së tyre nga vendet e Evropës.
Manifestimi është organizuar nga Shoqëria për një Zvicër të hapur dhe solidare, në të cilën bëjnë pjesë partitë e majta dhe të gjelbra, pastaj sindikatat dhe forumet e migrantëve.
“Ne na nevojiten ura në vend të mureve” ka thirrur me këtë rast deputeti i gjelbër nacional Balthasar Glättli. Në vend të izolimit të vendit, Zvicra duhet të pranojë në mënyrë më zemërgjerë njerëzit në nevojë, sikundër ka vepruar në kohën e krizës së Kosovës – të pranojë një kontingjent prej 40 mijë deri 50 mijë vetash.
Vania Alleva, bashkëkryetare e sindikatës Unia i ka apeluar presidentes së federatës Simonetta Sommaruga që “më në fund ta thotë troç se Zvicra ka mundësi të pranojë më tepër refugjatë”. Ajo ka shtuar se në Zvicër janë me mija persona të gatshëm për të strehuar azilkërkuesit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














