Lajme
Ish-deputetja britanike dyshohet se u vra me 21 goditje çekiçi brenda banesës së saj
Vrasje makabre në Britani, ish-deputetja u sulmua brutalisht në shtëpinë e saj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku ish-deputetja Ann Widdecombe dyshohet se është vrarë brutalisht brenda banesës së saj, pasi, sipas prokurorisë, u godit 21 herë në kokë me çekiç ndërsa ishte duke ngrënë drekë, përcjell albinfo.ch.
Detajet u bënë publike gjatë një seance në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster. Prokurori Kashif Malik deklaroi se i dyshuari, Joshua Kerry, 28 vjeç nga South Yorkshire, kishte mbërritur në shtëpinë e viktimës më 8 korrik me një automjet tip Vauxhall Corsa.
Sipas hetimeve, 28-vjeçari hyri në banesë përmes derës kryesore, i pajisur me doreza të zeza, dhe brenda pak minutash e sulmoi ish-deputeten në kuzhinë. Prokuroria pretendon se ai e rrëzoi nga karrigia dhe e goditi 21 herë në kokë me çekiç, përpara se t’i merrte portofolin dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria e ka cilësuar sulmin si një akt me “egërsi të jashtëzakonshme dhune”.
Rasti u zbulua pasi Widdecombe nuk u paraqit në një intervistë të planifikuar online për emisionin “Matt Allwright Show” në Channel 5. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta kontaktuar, asistentja e saj personale kërkoi nga kopshtari të kontrollonte banesën.
Të nesërmen, më 9 korrik, ai hyri në shtëpi, dera e së cilës ishte lënë e hapur, dhe e gjeti ish-deputeten të pajetë në dyshemenë e kuzhinës, me plagë të rënda në kokë.
I dyshuari Joshua Kerry ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me procedurat gjyqësore, ndërsa autoritetet britanike po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj Ndërsa shifrat janë ende nën ato të viteve 2022 dhe 2023, ato janë tashmë mbi ato... -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë














