Kosova
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave
Qytetarët e Bashkimit Evropian do të kenë mundësi të japin mendimin e tyre për dizajnin e ri deri më 21 shtator.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar këtë të enjte propozimet për dizajnin e serisë së re të kartëmonedhave euro, duke nisur një konsultim publik ku qytetarët e Bashkimit Evropian mund të shprehin mendimin e tyre deri më 21 shtator 2026, transmeton albinfo.ch.
Modelet e përzgjedhura janë rezultat i një konkursi mbarëevropian, në të cilin morën pjesë më shumë se 1,200 dizajnerë grafikë.
Seria e re do të shënojë ridizajnimin e parë të plotë të kartëmonedhave euro që nga futja e tyre në qarkullim në vitin 2002. Megjithatë, kartëmonedhat aktuale do të vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe do të qarkullojnë paralelisht me ato të rejat.
Mes propozimeve të përzgjedhura janë figura të njohura të historisë dhe kulturës evropiane, si shkencëtarja Marie Skłodowska-Curie, kompozitori Ludwig van Beethoven dhe artisti Leonardo da Vinci.
Një tjetër koncept i dizajnit është i përqendruar te natyra, duke paraqitur specie të ndryshme shpendësh, përfshirë lejlekun e bardhë dhe zogj të tjerë karakteristikë të Evropës.
Sipas BQE-së, përveç pamjes së re, kartëmonedhat do të prodhohen me materiale dhe procese më të qëndrueshme, me synim uljen e ndikimit në mjedis dhe rritjen e jetëgjatësisë së tyre.
Vendimi përfundimtar mbi dizajnin e ri të kartëmonedhave euro pritet të merret nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane në fund të këtij viti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë I riu shqiptar përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Edukimit dhe Psikologjisë në Universitetin ELTE... -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe -
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër














