Lajme
Italia goditet nga tërmeti, banorët dalin në rrugë
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) i Italisë ka regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra e të cilit ishte në Pizzone, në provincën e Isernias (Molise), në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë provincën dhe gjithashtu në Chieti, L’Aquila dhe Caserta teksa raportohet se shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, transmeton albinfo.ch.
Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u regjistrua në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile rajonale. Për fat të mirë, nga një inspektim fillestar dhe i rëndësishëm, nuk është gjetur asnjë dëm në njerëz apo pronë. Njerëzit qëndruan në rrugë deri vonë, kryesisht për shkak të gjendjes së ankthit që u krijua”, tha kryetari i bashkisë së Pizzone-s, Vincenzo Di Cristofano.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumente false integrimi Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













