E-Diaspora
Krijohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Suedi
Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë, ku edhe u themelua rrjeti i afaristëve shqiptarë.
Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “Pappoo Nordic AB”, “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe “Miri Bygg AB”.
Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes.
Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora, thuhet në një njoftim te MeD-it përcjell albinfo.ch.
Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-it, Osman Shahini, Besian Mustafi, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.
Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh znj. Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë z. Afrim Bunjaku dhe z. Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar Haredin Osmanaj, thuhet më tutje në njoftim të MeD-it.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla













