Uncategorized
ETH, edhe në ranglistën kryesore, i nënti në botë
Universiteti ETH këtu del për tri vende më lart se ai Yale (i cili është në vendin e 12-të) ndërsa universiteti me famë, ai i Harvardit, është në vendin e gjashtë, ose vetëm 3 vende më lart se ETH
Vetëm pak ditë pasi në ranglistën e realizuar nga “QS World University” qe vlerësuar si i nënti në botë, Universiteti Teknik i Cyrihut ETH sërish hyn në mesin e dhjetë universiteteve më cilësore në botë. Kësaj here në listën e bërë nga një subjekt tjetër.
Revista shkencore “Times Higher Education” (THE) e ka zgjedhur universitetin prestigjioz të Cyrihut si të vetmin universitet nga regjionet jashtë zonës anglosaksone në Top 10-ësh prej më se dhjetë vitesh, duke i rezervuar atij vendin e nëntë. Ranglista e “Times…” është etabluar tashmë si më e rëndësishmja në botë, shkruajnë mediet zvicerane. Ajo mbështetet në 13 tregues nga fusha e hulumtimeve, mësimdhënia, citimet, internacionalizimi, transferi i dijes dhe thithja e parasë nga ekonomia.
Për të ilustruar këtë nivel të arritur të universitetit të madh zviceran duhet parë se cilat universitete janë para dhe cilat mbrapa tij në listën e më të mirëve. ETH këtu del për tri vende më lart se universiteti famoz Yale (i cili është në vendin e 12-të) ndërsa universiteti me famë të madhe, ai i Harvardit, është në vendin e gjashtë, ose vetëm 3 vende më lart se ETH. Në vendin e parë është California Institut of Technology ndërsa në të dytin universiteti i njohur britanik, ai i Oksfordit e në të tretin universiteti i Stenfordit, SHBA.
Edhe universitet tjera zvicerane janë ranguar shumë lart në këtë vlerësim. Shtatë prej tyre kanë hyrë në mesin e 150 universiteteve më të mira në botë. Kështu, universiteti tjetër teknik i Zvicrës ai EPFL nga Lozana është në vendin e 31-të ndërsa më poshtë radhiten edhe Universiteti i Bazelit (101) ai i Cyrihut (104) i Bernës 120) i Gjenevës (131) dhe i Lozanës (144).
Për herë të parë kjo listë është zgjeruar nga 200 sa ka qenë më parë në 800 universitete.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















