E-Diaspora
Mund të dëbohet nga Gjermania edhe pse nuk ka qenë kurrë në Kosovë
Anita vjen nga një familje rome nga Kosova. Prindërit e saj kanë migruar si refugjatë qysh para 17 viteve në Gjermani. Ajo është 15 vjeçare. Është lindur në Gjermani dhe shkon në shkollë. Këto ditë së bashku më familjen e saj është e rrezikuar për të u kthyer në Kosovë. Por Anita nuk ka qenë kurrë në Kosovë, madje ajo nuk ka as pasaportë.
“Fillimisht jam zgjedhur kryetare e klasës e pastaj edhe zëdhënëse e këshillit të klasave. Sinqerisht, në këtë shkollë mësuesit janë shumë miqësorë. Po ashtu këtu kam njohur edhe shumë shokë e shoqe”, thotë Anita, raporton br.de.
Më shumë krenari, 15 vjeçarja tregon se sot është zgjedh zëdhënëse e nxënëseve. Për një vit do të jetë në krye të këtij posti. Ajo është në klasën e 9-të në një shkollë profesionale në Göttingen të Gjermanisë. Anita është e lindur në këtë vend. Deri më tash nuk i ka vizituar shumë vendet dhe qytetet e tjera të Gjermanisë. Jashtë Gjermanisë nuk ka qenë kurrë. Ajo nuk ka as pasaportë.
“Unë edhe sot kam biseduar më shokët e klasës për këtë çështje. Ata më kanë thënë, se kjo nuk është e mundur. Unë jam e lindur në Göttingen dhe nuk kam ende pasaportë. Nëse je i lindur këtu duhet të marrësh një pasaportë. Kanë kaluar 15 vite dhe unë ende nuk kam pasaportë”, thotë ajo, njofton “albinfo.ch”.
Edhe prindërit e Anitës dhe pesë vëllezërit dhe motrat e saj për 17 vite jetojnë me status “Duldung”. Por tash familja rome po përballet nga dëbimi. Afati për kthimin vullnetar në Kosovë, prej nga prindërit e saj në vitet 90-ta u larguan, ka skaduar. Ata mund të depërtohen nga Gjermania pasi ligji i fundit e konsideron Kosovën si një shtet të sigurt.
Për njerëzit e shoqërisë civile në Gjermani rasti i mundshëm i dëbimit të kësaj vajze është thjeshtë e pa imagjinueshëm.
Ata janë të vendosur që të luftojnë kundër depërtimit të Anitës dhe familjes së saj.
Për Anitën e gjithë kjo është shumë e qartë: “Unë jam e lindur në Göttingen dhe kjo do të thotë se ky është edhe atdheu im”, ka thënë ajo.
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












