E-Diaspora
Pse i mbyti me qëllim dy fëmijët e tij shqiptari në Gjermani?
Flasin prindërit e nënës së fëmijëve që u mbyten në aksident nga babai shqiptar
46-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka mbytur me planifikim dy fëmijët e tij, djalin 5 vjeçar dhe vajzën 4 vjeçare gjatë një aksidenti në afërsi të Dresdenit në Gjermani. Ai kishte marrë në veturën e tij BMW X5, të dy fëmijët dhe më një shpejtësi të madhe ka goditur një pemë.
Nga kjo ngjarje e rëndë, të dy fëmijët mbetën të vdekur në vend, ndërsa babai i fëmijëve mori lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetën.
E gjithë kjo mendohet se ka ndodhur për shkak se nëna e fëmijëve ishte ndarë para pak kohësh më të, gjë të cilën burri nuk donte ta pranonte. Për këtë rast të rëndë i cili ka ndodhur ditën e diel, për mediat gjermane kanë folur edhe prindërit e nënës së fëmijëve. Sipas tyre Shaip B. që para 20 viteve ishte së bashku më vajzën e tyre.
“Ai kishte ardhur si refugjatë në Gjermani, të dy dashuronin njëri tjetrin”, kanë thënë ata, shkruan fokus.de
Por marrëdhëniet familjare nuk kanë qenë asnjëherë të lehta. Mbesa 20 vjeçare, motra e dy fëmijëve tjerë gjithmonë është keqtrajtuar nga babai i saj.
“ Gjithçka që ajo bënte, ishte e gabuar për atë. Siç është kështu edhe në Kosovë, ku vajzat nuk llogariten atje fare”, përcjell albinfo.ch
Edhe vajza e tyre, ish bashkëshortja e Shaipit ka vuajtur shumë prej tij. Para dy vitesh ajo ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar për të jetuar në shtëpinë e grave, por për hir të fëmijëve ajo ishte kthyer. Shaipi i kishte premtuar se raporti i tyre në familje do të përmirësohet.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














