E-Diaspora
Shqiptarja nga Suhareka, fiton titullin “Miss Gjermania”
Albiona Muharremaj është misi i ri i Gjermanisë. 20 vjeçarja nga Munihu u shpall fituese në spektaklin “Miss Deutschland World 2015”.
Në këtë spektakël të bukurisë të mbajtur të shtunën mbrëma në Dortumund, vajza nga Suhareka, arriti të trimufojë kundër 18 vajzave të tjera që vinin nga qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Bukuroshja shqiptare nuk është emër i panjohur për publikun në Kosovë dhe atë të diasporës.
Vitin e kaluar ajo kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Intercontinental” që është mbajtur në Magdeburg të Gjermanisë, njofton “albinfo.ch”
Gjithashtu, gjatë muajve të fundit ishte edhe temë e shtypit rozë në Kosovë, ku flitej për një lidhje të mundshme me këngëtarin Shpat Kasapin.
Duhet theksuar se ky spektakël nuk është i vetmi që mbahet në zgjedhjen e misit në Gjermani. Krahas këtij, zhvillohet edhe “Miss Germany”.

E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












