Shkurt.ch
Christian Levrat, politikani zviceran me ndikimin më të madh
Në pozitat menjëherë pas tij në ranglistë janë kryesisht politikanët e partive të qendrës, sidomos të CVP/PDC-së si Pirmin Bischof, Filippo Lombardi etj.
Politikanët me ndikimin më të madh nuk janë ata që më së shpeshti i shohim në televizione ose gazeta por disa të tjerë që përmes punës së tyre “të padukshme” nëpër komisione parlamentare formësojnë ligjet që pastaj miratohen nga parlamenti. Dhe, sipas një hulumtimi të gjerë që kanë bërë gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, politikani më me ndikim në Zvicër është Christian Levrat, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe deputet në Dhomën e Kantoneve.
Në pozitat menjëherë pas tij në ranglistë janë kryesisht politikanët e partive të qendrës, sidomos të CVP/PDC-së si Pirmin Bischof, Filippo Lombardi e ndonjë tjetër. Ndërsa aty nuk janë asnjë nga “skifterët” e SVP-së të cilët janë kaq shumë të pranishëm në opinion. Më së larti nga ta është kryetari i fraksionit parlamentar të kësaj partie, Adrian Amstutz i cili ka zënë vetëm vendin e 15-të.
Ndërkaq, ranglista e publikuar nga gazetat e përmendura dëshmon për një rangim jo të mirë të grave deputete. Kështu, parlamentarja që është ngjitur më së larti, në vendin e njëmbëdhjetë, është Viola Amherd, një deputete shumë pak e njohur në opinion, e CVP-së.
Në top 30-shin e deputetëve me ndikimim më të madh ka rënie të pjesëmarrjes së grave, shkruajnë gazetat. Ndërsa ndikim veçanërisht të ulët kanë parlamentaret nga SVP/UDC-ja. Kjo shihet nga fakti se më së miri prej tyre është ranguar politikania e kësaj partie që vjen nga Gjeneva, Celine Amaudruz e cila zë vendin e 97-të.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










