Sport
Admir Mehmedi është në formën e tij jetësore
Që nga vera e kaluar, Admiri luan për Bayer Leverkusen-in në bundesligën e parë gjermane, ekip ky që edhe me meritën e tij ka siguruar plasimin për Ligën e Kampionëve
Pas një sezoni të fortë ku tregoi rezultate shumë të mira në ndeshjet për Bayer leverkusen-in dhe për Zvicrën, lojtari i përfaqësueses zvicerane Admir Mehmedi ka të gjitha arsyet të jetë i kënaqur me formën e tij aktuale. Këtë ai edhe e pohon në intervistën që ka zhvilluar me të televizioni zviceran srf dhe që do është emetuar të martën nga ora 22.20 në srf2.
“Sa i përket lojës me San Marinon, është qartë, bëhet fjalë për një ndeshje obligative por edhe ndeshjen Estoninë e shoh me besim (për fitore), transmeton albinfo.ch. Kështu e sheh Admir Mehmedi situatën sa u përket dy ndeshjeve që e presin Zvicrën para kualifikimit të saj për Evropianin 2016.
Që nga vera e kaluar, Admiri luan për Bayer Leverkusen-in në bundesligën e parë gjermane, ekip ky që edhe me meritën e tij ka siguruar plasimin për Ligën e Kampionëve. Në Bayer Leverkusen ai është njohur edhe me sistemin e presionit ekstrem që e ushtron trajneri Roger Schmidt. “Ne në Leverkusen zhvillojmë lojë që ndryshon nga ajo që luhet në kombëtaren e Zvicrës. Por secili trajner ka idetë e tija të veçanta dhe ne duhet t`u përshtatemi atyre”, thotë 24 vjeçari.
Edhe pse loja në skuadrën e tij gjermane është shumë e mundimshme, Mehmedi nuk tregon fare shenja lodhjeje. “Jam në formë shumë të mirë, kam zhvilluar shumë minuta loje dhe deri tash gjithçka ka rrjedhur shumë mirë”, thotë ai dhe tregon se nuk do të ketë vetëkënaqësi edhe me katër pikët (sa i nevojiten Zvicrës pe¨r Evropianin 2016) që duhet t`i fitojë. “Ne duam t`i fitojmë të dyja ndeshjet dhe kështu të sigurojmë pejsëmarrjen në Francë”.
Linku për emisionin:
http://www.srf.ch/sport/fussball/nationalmannschaft/admir-mehmedi-sind-sie-in-der-form-des-lebens
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve Prokuroria dhe policia kantonale e Ticino kanë hapur një hetim ndaj një mësuesi 37-vjeçar për shkelje... -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve














