Sport
Kick boksierët shqiptarë sot luftojnë për fitore në Austri
Vëllezërit Hekuran dhe Dardan Avdylaj nga Istogu dhe Valdrim Salihu nga Struga por të cilët jetojnë në Vjenë të Austrisë, sot do t’ i matin forcat me kundërshtarët e tyre.
Nga vëllezërit Avdylaj i pari që do të dal në ring do të jetë vëllai i madh, kampion i Evropës në kategorinë 75 kg ku përball do ta këtë sllovakun Richard Genda. Ndërkaq më e rëndësishmja do të jetë dueli i Dardan Avdylajt që do të luftojë më boksierin çek Daniel Vidovec për titullin internacional të Austrisë në peshën 85 kg.
“Unë jam përgatitur shumë mirë dhe besoj në fitore! Gjithashtu edhe vëllai im, Hekurani. Nuk kemi dëshirë të flasim shumë, por gjithçka do të shihet në ring” thotë Dardani për “albinfo.ch”.
Hekurani ka 26 ndeshje me 23 fitore, kurse Dardani 25 ndeshje me 21 fitore.
Përveç vëllezërve Avdylaj, gjithashtu të shtunën në ring do të ngjitet edhe Valdrim Saliu me prejardhje nga Struga. Djaloshi i cili merret më kick boks që dy vitet e fundit deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje. Ai do të bokson kundër boksierit Juan Ahmad. “Besoj në aftësitë e mia dhe shpresoj se do të arrij suksese ashtu sikur edhe herëve të tjera”, thotë Valdrimi.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















