Sport
Kritikohet sërish Shaqiri
Xherdan Shaqiri ende nuk ka arritur të i bind mediat angleze për formën e tij të mirë
Ndonëse klubi i tij Stoke City ka fituar tri ndeshjet e fundit dhe Xherdani ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, mediat angleze e kanë përfshirë Shaqirin në mesin e futbollistëve më formë të dobët që luajnë në premierë ligë.
Gazeta “Manchester Evening News” tregon një listë të futbollistëve të cilët sipas saj janë më mbi peshë.
Në këtë listë pos Romelu Lukaku, John Terry dhe Memphis Depay gjendet edhe Xherdan Shaqiri. Kjo sipas gazetës është edhe arsye pse futbollistët nuk po tregojnë cilësitë e pritura prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Diskutimi mbi peshën e Shaqirit nuk është një debat i ri. Edhe gjatë kohës kur ishte të Interi, mediat italiane e kishin kritikuar por ai nuk i kishte pranuar duke thënë se të gjitha janë muskuj.
Edhe ish trajneri i Shaqirit të Baseli, Thorsten Fink, kohë më parë kishte thënë se futbollisti ka mbipeshë dhe duhet të largoj të paktën 3-4 kilogram.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto
















