Bota
Suedia alarmohet nga fluksi i refugjatëve, ashpërson procedurat
Kërkesat e azilit do të trajtohen më shpejt dhe dëbimi i azilkërkuesve me vendim negativ do të bëhet me procedurë më të shpejtuar
Suedia është në shterim të kapaciteteve të veta sa i përket strehimit të azilkërkuesve. Deri në fund të vitit pritet që numri i tyre në këtë vend skandinav të arrijë në 190 mijë, që është më shumë se dyfishi i vitit 2014. Në mesin e tyre janë deri 40 mijë fëmijë dhe të rinj pa familjarë.
Sikurse edhe në shtetet tjera perëndimore, edhe në Suedi shumica e azilkërkuesve vijnë nga Eritrea.
Për të siguruar strehim dhe përkujdesje të një numri kaq të madh të refugjatëve, Suedia duhet të shpenzojë edhe 7.5 miliardë euro të tjera.
Përballë këtij fluksi, partitë suedeze janë pajtuar për ashpërsimin e rregullave të azilit, ka njoftuar sot Qeveria e Suedisë. Sipas ujdisë ndërpartiake, kërkesat e azilit do të trajtohen më shpejt dhe dëbimi i azilkërkuesve me vendim negativ do të bëhet me procedurë më të shpejtuar. Po ashtu, azilkërkuesit kryesisht do të fitojnë leje qëndrimi me afat të kufizuar.
Për këtë zgjidhje kompromisi ka pasur një pajtim të gjerë, si nga partitë qeveritare të majta ashtu edhe nga pjesa më e madhe e opozitës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër













