E-Diaspora
Publiku gjerman ngritet në këmbë për Aulona Morinën
Kandidatja shqiptare e “Das Supertalent”, Aulona Morina, me 12 vjet tashmë është një këngëtare e talentuar. Për tre vjet ajo po merr mësimet e pianos në shkollën e këndimit, që një ditë ta shijojë ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë një këngëtare e njohur, ashtu siç është idhulli i saj, Adele. Për të realizuar këtë ëndërr, Aulona ka bërë një hap afër saj. Ajo u prezantua të shtunën me këngën e preferuar “Scyscraper” nga Demi Lovato në skenën e shou programit “Das Supertalent”, shkruan “rtl.de”, transmeton albinfo.ch.
Dieter Bohlen thotë se rrallë dëgjon një zë kaq të mirë
Fakti se Aulona kishte zgjedhur këngën “Scyscraper”, juria ishin paksa skeptik. Sapo filloi këndimin, zëri dhe të kënduarit me ndjenja “pushtoi” sallën, ndërsa juria mbeti e habitur. Pas performancës në shenjë respekti për 12-vjeçaren nga Kosova, publiku ngritët i tërë në këmbë.
Mjaft euforik ishte edhe anëtari i jurisë Bruce Darnell, i cili për shkak të moshës së re që kishte Aulona nuk kishte besuar se do të bëjë një paraqitje aq të mirë: “Është hera e parë që e them këtë: “Ti ke treguar ndjenja, ndjenja, ndjenja. Dhe unë e dua këtë”, shprehet ai. Edhe Inka Bausel mbeti e entuziazmuar. Por, ende nuk ka folur pop titani gjerman, Dieter Bohlen, i cili në fillim ishte i dyshimtë për zgjedhjen e këngës që ka bërë 12-vjeçarja. “Një vajzë kaq e re si ti dhe këndon me kaq intensitet dhe me kaq ndjenjë, kjo është diçka madhështore. Rrallë kam dëgjuar një zë si ti”. Pas lëvdatave të shumta, Aulona merr tri herë “po” nga juria dhe një ylli, përcjell albinfo.ch.
Pos Aulonës, deri më tash paraqitje të bukur kanë bërë edhe vëllezërit Keça, të cilët javë më parë u prezantuan me një vallëzim interesant dhe vazhduan garën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














