Uncategorized
Zvicra konfirmon mbështetjen për FSK-në
Ministri i Forcave të Sigurisë, Haki Demolli falënderoi Qeverinë e Zvicrës për ndihmën e madhe që po i jep Kosovës në angazhimin e ekspertëve ushtarak të deminimit
Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Krystyna Marty Lang e siguroi ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli se Konfederata zvicerane do ta mbështesë FSK-në gjatë viteve të ardhshme dhe premtoi bashkëpunim edhe më të mirë ndërmjet kësaj trupe dhe Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Ambasadorja Lang u takua sot me ministrin e FSK-së, Haki Demolli i cili fillimisht e falënderoi Qeverinë e Zvicrës për ndihmën e madhe që po i jep Kosovës dhe FSK-së, në veçanti në angazhimin e ekspertëve ushtarak të deminimit të cilët janë të angazhuar në pastrim të fushave të minuara në Kosovë.
Ministri Demolli gjithashtu falënderoj diplomaten Lang edhe për kontributin e Kontigjentit të ushtrisë së Zvicrës në kuadër të KFOR-it në Kosovë si dhe me këtë rast ministri kosovar e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ministri i Ministrisë për FSK, Haki Demolli i shprehu ambasadores Lang, interesimin për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në të drejtën humanitare ndërkombëtare si dhe sfera tjera që kanë të bëjnë me çështjet gjinore, gjithashtu në kuadër të këtyre edhe trajnimin dhe shkollimin e kuadrove të FSK-së në shtetin e Zvicrës.
Nga ana e saj, ambasadorja zvicerane, siç thuhet njoftimin e MFSK-së, ka shprehur kënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli, dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Ambasadorja Lang në fund u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














