Jeta në Zvicër
Spitali shndërrohet në qendër federale të azilit
Në këtë qendër do të strehohen duke filluar nga viti i ardhshëm rreth 350 azilkërkues
Ish spitali “Zieglerspital” i Bernës është shndërruar përkohësisht në qendër federale të azilit. Ekzekutivi i qytetit të Bernës ka vendosur që këtë ndërtesë t`ia japë në dispozicion për dhjetë vite Sekretariatit Federal për Migracion.
Në këtë qendër do të strehohen duke filluar nga viti i ardhshëm rreth 350 azilkërkues, ka thënë drejtorja për çështje sociale në ekzekutivin e Bernës, Franziska Teuscher në një takim që ka pasur me popullatën lokale.
Por një numër azilkërkuesish pritet që të vendosen aty edhe gjatë muajve të mbetur të vitit 2015.
Pasi të kalojë periudha dhjetëvjeçare në arealin e spitalit do të ndërtohen banesa dhe lokale për zyra ndërsa planifikimi dhe ndërtimi i tyre pritet të zgjasë në mes 5 dhe 8 viteve.
Ndryshe nga qendrat tjera të azilit që po priten me rezerva dhe me rezistencë, kjo e fundit ka hasur në një pritje të ngrohtë të banorëve lokalë. Në lagjen përreth ndërtesës që po shndërrohet në qendër azili, banojnë kryesisht intelektualë, artistë dhe punëtorë arsimorë, vënë në dukje mediet zvicerane.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














