Shkurt.ch
Dështon iniciativa për 140 km/h në autostradat e Zvicrës
Është shpallur e dështuar iniciativa “Tempo 140”, e cila kërkonte që në autorrugët e Zvicrës të lejohej shpejtësia prej 140 kilometrash në orë. Dështimi ka ardhur si rezultat i pamundësisë së këshillit iniciativ për të grumbulluar 100 mijë nënshkrime, brenda kohës që e përcakton procedura, deri më 20 nëntor.
Këshilli vlerëson se këtë barrierë nuk do të mund ta kalojnë deri në datën e përmendur, edhe pse siç thotë për sda.ch njëri nga iniciuesit, Marco Schläpfer, deri më tash janë grumbulluar rreth 95.000 nënshkrime. Sipas tij iniciativa nuk ka gjasa të pranohet për shkakun se edhe pas grumbullimit eventual të 100 mijë nënshkrimeve ato duhen verifikuar kështu që koha e mbetur nuk mjafton.
Për rritjen e shpejtësisë së lejuar të makinave nga 120 sa është tash në 140 kilometra në orë, ishte ngritur një këshill iniciues ku veç të tjerëve bënte pjesë edhe deputeti nacional i SVP-së, Lucas Reimann. Ndërsa e vetmja parti që i kishte ofruar mbështetje iniciativës ihste seksioni i të rinjve të SVP-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha










