Shkurt.ch
Ekonomia zvicerane ka vetëm përfitime nga migracioni
Ekonomia zvicerane nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka shënuar rritje prej 3.2% falë migracionit
Organizata që bën bashkë qytetet e Zvicrës kërkon që të mos vihet në lojë liria e lëvizjes me shtetet e BE-së, e garantuar me marrëveshjet që Zvicra ka me shtetet përkatëse. Për të mos rrezikuar lëvizjen e lirë, ajo kërkon që iniciativa e SVP-së kundër migracionit masiv, e votuar vitin e kaluar të mos zbatohet në mënyrë rigoroze.
Organizata në fjalë kur e bën këtë kërkesë mbështetet në një studim sipas të cilit ekonomia zvicerane përfiton më shumë duke mbajtur lëvizjen e lirë, gjegjësisht do të pësonte humbje në rast të heqjes së saj. Në veçanti nga lëvizja e lirë kanë përfitua qytetet. Këtë studim ka qenë vetë orgnaizata e qyteteve të Zvicrës që e ka porositur.
Studimi në fjalë po ashtu nuk ka gjetur dëshmi se fuqia punëtore e jashtme i ka rrezikuar vendet e punës banorëve të Zvicës, njofton srf.ch.
Ekonomia zvicerane nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka shënuar rritje prej 3.2% falë migracionit. Me fjalë tjera, kjo përqindje e rritjes do të ishte e pamundur pa funksionimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Aty hyjnë në radhë të parë ekspertët dhe punëtorët profesionistë nga BE për të cilët ekonomia zvicerane ka nevojë. thotë organizata në një komunikatë të publikuar të enjten.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












