Sport
Zvicra, në një grup me Shqipërinë do të ishte kënaqësi
Kur të gjitha ekipet nacionale të kualifikuara për në “Francë 2016” janë në pritje të shortit i cili do të hidhet më 12 dhjetor dhe do të mësohen edhe kundërshtarët e grupeve, gazeta zvicerane “blick.ch” ka pyetur disa nga futbollistët e kombëtares së saj se cilat ekipe do të janë të preferuarat për të qenë pjesë e grupit.
Lojtari i kombëtares zvicerane, Fabian Schär, e preferon që në grup të jetë: Gjermania, Çekia dhe Shqipëria. Kjo e fundit sipas tij është një kombëtare e lehtë. “Të jesh në një grup më Shqipërinë do të ishte argëtuese”, ka thënë ai për “blick”.
Të njëjtën preferencë e ka edhe futbollisti i Basel-it Michael Lang. Por, ndryshe nga Fabian Shär, ai kombëtaren shqiptare dhe atë çeke e pëlqen në grup më shumë për t’u ballafaquar më shokët e tij që luajnë në ekipin e Basel-it. “ Ne të “FC Baseli” kemi tre lojtarë të që luajnë për kombëtaren shqiptare dhe dy për çekinë”, njofton “albinfo.ch”.
Ndërkohë disa futbollist të tjerë nuk e kanë preferuar Shqipërinë në grup, kurse trajneri Vladimir Petkoviç ende nuk ka preferencë të caktuar.
“Unë nuk e di ende, kjo pyetje është shumë herët. Nga ajo që kam lexuar, kam kuptuar se për francezët, ne jemi kundërshtari më i lehtë nga vazoja 2…”.
Ndërkaq sipas anketës që ka bërë gazeta zvicerane deri më tash 56,7 % e ankëtuesve janë pro për të qenë në grup më Shqipërinë, ndërsa 43,3 % kundër.
Siç janë publikuar 4 vazot me 6 skuadra, Shqipëria figuron e pesta në vazon e fundit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












