E-Diaspora
„Vatra„ u paraprin festave të nëntorit
„Vatra“ ka shfaqur të dielën një program të pasur kulturo-artistik për festat e nëntorit.
Në Höri, afer Bülach-ut, publiku të dielën kishte përjetuar një pasdite të këndshme artistike me rastin e festave të nëntorit.
Pak këngë, pak ekzekutime në violinë, recitim nga shkolla shqipe e Cyrihut, humor nga Grupi Aktrimi janë kurorëzuar me disa valle popullore nga ansambli „Vatra“.
Kryetari i ansamblit, Nexhmedin Isufi, ka mbajtur një fjalim rasti para mysafirëve të mbledhur. Manifestimin e ka përshëndetur edhe konsulli i Republikës së Kosovës, Sali Sefa dhe drejtoresha e Qendrës Kulturore të Kosovës në Zvicër, Shukrije Ramadani.
Në moderimin e aktorit Ramadan Morina, në skenë janë ngjitur këngëtarë të ardhur special nga Kosova dhe Shqipëria, si: Berat Shala, Manjolla Mace, Faton Isufi, Vjollca Haci, Emin Racaj, grupi „Djemt e Drinit“ nga Struga dhe Demir Basha.
Ansambli „Vatra“ për 20 vjet ka organizuar qindra koncerte e programe festive, duke mos i lënë anash festivalet e ndryshme që organizohen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, etj.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira

















