Shkurt.ch
Tesina ndalon me ligj mbulesën e grave myslimane “burka”
Parlamenti i Kantonit të Tesinës ka futur në ligj vendimin për ndalimin e mbulimit të fytyrës, gjegjësisht për ndalimin e daljes publike të femrave me “burka” dhe “niqab”. Ky vendim i parlamentit ka pasuar vendimin e marrë para dy vitesh në referendumin popullor që është mbajtur në këtë kanton. Aty, populli me të drejtë vote, me shumicë pati vendosur për ndalimin e burkave në vendet publike.
Konkretisht, ligji e ndalon bartjen e mbulesës së gjithe trupit që quhet burka ose vetëm të fytyrës (niqab). Nuk është paraparë asnjë përjashtim as për turistët që vijnë në këtë kanton. Kjo dhe pati shkaktuar kritika nga ana e organizatave turistike të vendit.
Ndalesa e mbulimit gjegjësisht maskimit të huliganëve sportivë dhe të demonstruesve, që është po ashtu pjesë këtij ligji, njeh edhe përjashtime, shkruajnë mediet zvicerane.
Dënimi për ato që shkelin ligjin e ri, duke bartur veshjet e përmendura shkon nga 100 deri në 10 mijë franga.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












