Integrimi
Çiklistët austriakë ndihmojnë familjen kosovare Ulaj
Kjo familje ka pasur një fatkeqësi pasi që në vitin 2014 ka humbur jete tragjikisht zonja e shtëpisë gjegjësisht nëna e dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç
4343 euro kanë grumbulluar çiklistët e ekipit “Twenty4Charity” të Gmunden-it austriak në garën 24 orëshe të zhvilluar gjatë verës në Semmering. Dhe këtë shumë në formë çeku, ata ia kanë dorëzuar familjes kosovare Ulaj.
Kjo familje ka pasur një fatkeqësi pasi që në vitin 2014 ka humbur jete tragjikisht zonja e shtëpisë gjegjësisht nëna e dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, shkruan nachrichten.at.
Çiklistët, për t`i dhënë një kuptim më fisnik garës së tyre, kishin vendosur që secili rreth i garës të “shndërrohet në euro” nga sponsorët dhe shuma e fitar të jepet për një qëllim humanitar, transmeton albinfo.ch.
Falë mbështetësve të shumtë, javën e kaluar u mundësua që në një ambient të bukur të sallës së komunës së Gmunden-it, shuma e mbledhur t`i dorëzohej familjes Ulaj.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër










