Bota
19 vende, për konkurrencë më të mirë në BE
Britania e Madhe dhe 18 vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar që blloku të reduktojë burokracinë dhe të përmirësojë konkurrencën, fushat në të cilat Britania e Madhe këmbëngul që të ketë reforma, shkruan “Bloomberg”.
Në një letër drejtuar zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, të nënshkruar nga ministrat nga Austria dhe Malta, ministri britanik i Financave, George Osborne dhe ministri i Tregtisë, Javid Sadzhid, këmbëngulin që Komisioni Evropian duhet të miratojë objektiva të qarta për zvogëlimin e barrës rregullatore për bizneset.
“Sistemi ynë i rregullimit duhet të përputhet me shekullin e 21-të. Kjo do të thotë rregullore më të mira dhe më të thjeshta”, janë komentuar disa pjesë të letrës, të postuar në faqen e internetit të qeverisë britanike.
Kryeministri David Cameron ka identifikuar konkurrencën si një nga katër fushat në të cilat Britania dëshiron të ndryshojë.
Kërkesat janë përfshirë në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, në fillim të nëntorit, ku ai përshkroi planet për një rinegocim të anëtarësimit të Britanisë në BE.
Cameron premtoi se do të propozojë një referendum në fund të vitit 2017.
Përveç nga Britania e Madhe, një letër ka nënshkruar edhe Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.
Kjo do të diskutohet të hënën në Këshillin e konkurrencës në Bruksel.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h