Shkurt.ch
Zvicrës, ushtria i kushton 20 miliardë për katër vite
Nga viti 2017 deri në vitin 2020 Forcat e Armatosura të Zvicrës do të kenë në dispozicion një buxhet prej 20 miliardë frangash, ose nga 5 miliardë çdo vit
Në ditën e dytë të punimeve të sesionit vjeshtor të legjislaturës së re të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës është vendosur parimisht me shumicë votash buxheti i Ushtrisë së vendit. Nga viti 2017 deri në vitin 2020 Forcat e Armatosura të Zvicrës do të kenë në dispozicion një buxhet prej 20 miliardë frangash, ose nga 5 miliardë çdo vit.
Kjo shumë është më e madhe se shua që e ka propozuar Këshilli Federal (qeveria). Ajo, shumën ürej 5 miliardë frangash në vit e kishte planifikuar për periudhën nga viti 2019. Në punimet e sesionit veror, shumica parlamentare e pati bllokuar reformën e Ushtrisë pikërisht duke iu referuar çështjes së financave, shkruan srf.ch.
Ushtria e re, e reformuar parashihet të ketë 100 mijë pjesëtarë në vend të 200 mijë sa ishte propozuar. Po ashtu shkolla e rekrutëve do të shkurtohet në 18 javë.
Çështja tash kalon për t`u miratuar në Dhomën e Kantoneve (senat).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













