Kosova
A do të japë nesër dorëheqje Glauk Konjufca nga posti, kryetar Kuvendi?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditë më parë në një séancë, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime
Bisedimet e koalicionit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se janë të bllokuara që nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për postin e Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, LVV duket se do të bëjë një lëvizje nga pozicioni i saj i mëparshëm në presion ndaj LDK për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit më LVV.
Burimet e fundit tregojnë se Glauk Konjurca ka njoftuar Albin Kurtin dhe organet e LVV-së, se ai do të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit për të hapur rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, shkruan insajderi.
Pavarësisht se kjo është kundërshtuar më herët nga LVV, ata kanë rënë dakord në këmbim të ofrimit të Kryetarit të Parlamentit, të kërkojnë nga LDK të heqë dorë nga kërkesa e saj për postin e Presidentit të vendit që do të merrej nga LDK.
Ndërkohë, LVV nuk pajtohet të ndërrojë postet dhe konsideron se vetëm një i post përket LDK-së dhe jo të dyja siç kërkon. Gjithashtu LVV do të kërkojë që Ministria e Brendshme ose Zëvendëskryetari i Kuvendit t’i jepet LVV në kompensim të dorëheqjes së Konjufcës, përcjell Indeksonline.
Po ashtu, sipas burimeve të siguruara nga insajderi thonë se Glauk Konjufca do të ofrojë dorëheqjen e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nesër, të cilën ai e ka thirrur në ora 11, ku edhe do të deklarohet për mediat.
Me dorëheqjen e Konjufcës, presioni do të jetë ndaj LDK-së për të bërë një kompromis për të arritur koalicionin e shpresës siç kanë premtuar të dy palët ndaj elektoratit. LDK do të testohet me këtë nëse synon të qeverisë Kosovën dhe të ndërmarrë reformat që ata kanë premtuar, ose gjithçka ka të bëjë me betejën për ndarjen e pozitave publike. Dorëheqja e Konjufcës do ta vendos LDK-në në këtë pozicion të vështirë, të konfirmoj apo jo koalicionin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












