Lajme
A do të ketë vaksina anti-Covid për të gjithë?
Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 do të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.
Sipas njohurive të tanishme pritet “që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik”.
Sidoqoftë pritet që edhe në Gjermani të mos ketë që në fillim në dispozicion vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime “si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, thuhet në njoftimet e RKI.
Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike, ben te ditur DW, transmeton Albinfo.ch.
Disa ditë më parë Instituti federal gjerman për Vaksinat dhe Barnat Biomjekësore “Paul Ehrlich” shprehu shpresën se vaksinat e para do të aprovoheshin në fillim të vitit.
Në deklaratën e tij të fundit RKI paralajmëron për kujdes: sikurse në vendet e tjera edhe në Gjermani ka një rritje të re të infeksioneve me patogjenin SARS-CoV-2.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











