Lajme
A do të vendosë sot Qeveria e Zvicrës për zbutje të mëtejme të masave
Në modelin 3-fazor, Zvicra është ende në fazën 2, që është quajtur faza e stabilizimit. A do të shpallet sot faza e tretë, ajo e normalizimit?
Qeveria e Zvicrës është mbledhur sot në takimin e parë pas pushimit të verës. Në këtë takim, ajo, ndër të tjera, do të merret me rrjedhën e mëtejshme të veprimit në lidhje me krizën e koronës, shkruan srf.ch.
Në mediat zvicerane flitet shumë për këtë mbledhje, por megjithatë, është konstatim i përbashkët se nga ajo nuk pritet ndonjë lehtësim i mëtejshëm i masave.
Siç dihet, në një model prej tri fazash të prezantuar muaj më parë, qeveria parashihte që në këtë kohë të vihej në fuqi faza e tretë, ajo e normalizimit, transmeton albinfo.ch. Kjo do të nënkuptonte heqjen e (pothuajse) të gjitha masave mbrojtëse.
Në fund të korrikut, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, ka hequr dorë nga konsultimi i kantoneve lidhur me fazën e tretë. Kjo ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të pasigurta pas përhapjes së variantit Delta.
Në modelin 3-fazor, Zvicra aktualisht është ende në fazën 2, që është quajtur faza e stabilizimit.
Një temë tjetër në mbledhjen e sotme mund të jetë ajo për testet falas, transmeton albinfo.ch. Presidenti Federal Guy Parmelin kohët e fundit e kishte vënë në pikëpyetje këtë në një intervistë.
Nga ana tjetër, ministri Berset është shprehur se testet duhet ofruar falas, së paku edhe për disa javë.
Vendimet eventuale të qeverisë do të bëhen të njohura në orët e pasdites së sotme.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














