Lajme
A do t’ia ofrojë një shans Donald Trump TikTok-ut?
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të shtunën se “brenda të gjitha gjasave” do t’i japë rrjetit TikTok edhe 90 ditë të tjera afat, për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte kësaj platforme të suksesshme të shpërndajes së videove në Shtetet e Bashkuara, që të shmangte masën e ndalimit.
Gjatë një interviste me kanalin televiziv NBC News, Presidenti i zgjedhur Trump tha se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por se po shqyrtonte mundësinë e një shtyrjeje të përkohshme të masës së ndalimit, pasi të ketë bërë betimin të hënën. Të dielën hyn në fuqi në Shtetet e Bashkuara ligji i ri që ua ndalon shërbimeve të aplikacioneve dhe atyre të internetit shpërndarjen e programit TikTok.
Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar në fuqi nga Presidenti Biden vitin e kaluar, kompanisë mëmë kineze të rrjetit TikTok i ishte dhënë një afat 9-mujor që t’ia shiste degën në Shtetet e Bashkuara një blerësi të miratuar paraprakisht. Ligji i lejon gjithashtu presidentit që të bëjë një shtyrje të afatit, nëse ka filluar procesi për shitjen.
“Mendoj se do të ishte sigurisht një opsion që do ta shqyrtonim… Shtyrja 90-ditore është diçka që me të gjitha gjasat do të ndodhë, pasi është e përshtatshme. Është e përshtatshme”, i tha Presidenti i zgjedhur Trump, drejtueses së emisionit “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. “Duhet ta shqyrtojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe… Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta njoftoj të hënën”, tha ai. /VOA
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










