Lajme
A duhet të shqetësohemi nga rishfaqja e Covid-19 në Zvicër?
Ndërsa variantet e reja të virusit janë zbuluar në Zvicër në javët e kaluara dhe qeveria po përgatitet të rifillojë vaksinimet kundër sëmundjes, mund të pyesni veten nëse Covid do të bëhet sërish një çështje e madhe e shëndetit publik.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), të hënën ka njoftuar se do të fillojë vaksinimin e personave në rrezik kundër Covid në mes të muajit tetor.
Sipas dokumenteve të brendshme, autoritetet po porosisin 1.3 milionë doza vaksinash nga secili prej prodhuesve Moderna dhe Pfizer teksa përveç kësaj, një dërgesë nga Novavax dhe një tjetër nga Moderna pritet në tetor, shkruan TheLocal, përcjell albinfo.ch.
Cilat variante të Covid janë zbuluar në Zvicër dhe a janë të rrezikshëm?
Aktualisht, janë dy: varianti Eris (EG.5) dhe Pirola (BA.2.86),
Pirola përhapet më shpejt se Eris dhe është nën mbikëqyrje të shtuar nga autoritetet shëndetësore.
Ndërsa të dy variantet janë ngjitëse, deri më tani nuk ka asnjë shenjë se ato janë aq të rrezikshme sa Alfa dhe Delta që ishin bërë mbizotëruese gjatë pikut të pandemisë.
“Krahasuar me vitet e pandemisë 2020 dhe 2021, situata ka ndryshuar ndjeshëm: tek njerëzit nën 65 vjeç që nuk kanë faktorë rreziku, probabiliteti i një forme serioze të Covid-19 është minimale”, ka thënë FOPH.
Në anën tjetër, në mesin e njerëzve të cenueshëm, rreziku është dukshëm më i lartë teksa nga kjo zyrë njerëz “të cenueshëm” konsiderohen ata mbi 65 vjeç, si dhe individët që vuajnë nga kanceri, diabeti, problemet e zemrës, dëmtimet serioze të frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera kronike, së bashku me ata të cilëve sistemi imunitar është i dobësuar.
Çfarë mund të presim, për Covid-in, në vjeshtë dhe dimër?
Sipas FOPH, variantet aktualisht në qarkullim paraqesin mutacione të reja të cilat “i shpëtojnë pjesërisht imunitetit të fituar nga popullata. Për më tepër, mbrojtja e ofruar nga vaksinimi (ose infeksioni i mëparshëm) zvogëlohet gradualisht me kalimin e kohës”.
Në përgjithësi, megjithatë, epidemiologu Andreas Cerny pret më pak raste serioze se në vitet e mëparshme, veçanërisht në mesin e njerëzve që nuk janë në grupe me rrezik të lartë.
Për sa i përket masave, mbajtja e distancës, testimi ose mbajtja e maskës nuk janë aktualisht në rendin e ditës për popullatën në përgjithësi.
Megjithatë, sipas kreut të Komisionit të Vaksinimit të Zvicrës, Christoph Berger do të kishte kuptim nëse të gjithë do të merrnin masa paraprake për veten e tyre.
“Kushdo që është ngjitës duhet ose të qëndrojë në shtëpi, të mbajë maskë ose të mbajë distancën për të mbrojtur të tjerët,” tha ai.
Pse ende po qarkullon Covid?
“Ashtu siç ka gjithmonë valë të reja epidemike me grip apo sëmundje të tjera virale të frymëmarrjes, edhe infeksionet Covid po rriten herë pas here, ndoshta disa herë në vit për momentin dhe veçanërisht në vjeshtë. Ne duhet të pajtohemi me këtë”, tha në një intervistë epidemiologu Christian Althaus nga Universiteti i Bernës.
A duhet të vaksinoheni?
Nëse ju keni pasur tashmë vaksina kundër Covid në të kaluarën (një vaksinë dhe tre përforcues janë dhënë në Zvicër që nga fundi i vitit 2021), ose nuk keni marrë fare vaksina, FOPH tha se dozat e reja do të mbrojnë njerëzit e cenueshëm nga zhvillimi i një formë serioze e sëmundjes.
A do të jetë vaksina e detyrueshme?
Ashtu si gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit, qeveria nuk do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin, do të mbetet një rekomandim.
Sai përket pagesës për vaksinimin, nga FOPH nuk janë deklaruar ende në lidhje me këtë, por në fushatat e mëparshme, vaksinat ishin pa pagesë për banorët e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











