Kosova
A duhet të zbulohet privatësia e pacientëve të prekur me COVID19?
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë e konsideron jo të zakonshme situatën me koronavirus
Pas dilemave të ngritura nga institucionet se a duhet të zbulohet privatësia e pacientëve të prekur me COVID19, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë PRAK konsideron se në situata jo të zakonshme si koronavirusi i ri ndryshojnë shumë rregulla, duke përfshirë edhe privatësinë e pacientëve.
Në rastet si ky, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është institucioni kompetent për të balancuar interesin publik dhe privatësinë e pacientit, thuhet në komunikatë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si gardian i shëndetit të të gjithë qytetarëvem, duhet të vlerësojë se sa është e nevojshme të zbulohet privatësia, në mënyrë që të mbrohen qytetarët potencialë për t’u prekur nga mungesa e informacioneve.
PRAK konstaton se zbulimi i informacioneve për pacient të caktuar, qofshin ato të dhëna personale, shëndetësore terapeutike etj., duhet të bëhet në mënyrë institucionale jo në mënyrë individuale.
Në rastet kur një pacient i infektuar ka pasur kontakt me shumë persona, të cilët nuk mund të izolohen, IKSHPK ka kompetencë të japë të dhëna të pacientit, si emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja, por edhe ndonjë fotografi të pacientit, në mënyrë që pacientët potencialisht të prekur të vetizolohen, më këshillën që ta kontaktojnë IKSHPK për t’u testuar.
“Kur të publikohen të dhëna të tilla, IKSHPK duhet të arsyetojë publikimin e tyre në mënyrë që pacienti të mos stigmatizohet. Në raste të publikimit të të dhënave të pacientit, meqë ende nuk kemi fluks të pakontrollueshëm të rasteve, IKSHPK fillimisht duhet të kërkojë miratim për publikim nga ana e pacientëve, madje është mirë të inkurajohen që ata vetë ta bëjnë publik rastin dhe pastaj të dhënat të dalin në publik”, thuhet më tej në komunikatë.
PRAK kërkon që asnjëherë të mos zbulohen më shumë të dhëna se sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik, teksa përkrah idenë që pacientët e shëruar të publikohen, pasi kjo ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të qytetarëve.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë













