Lajme
A është ende e nevojshme eksperimentimi me kafshë në vitin 2025?
Në Zvicër, rreth 500,000 kafshë përdoren çdo vit për qëllime kërkimore. Ky numër ka mbetur pothuajse i pandryshuar për 25 vite, pavarësisht përparimeve teknologjike dhe zhvillimit të metodave alternative. Në podcastin Zoom Info, RTS heton pse këto praktika vazhdojnë dhe cilat janë alternativat që po shfaqen.
Eksperimentimi me kafshë i përkufizuar si përdorimi i kafshëve për kërkime shkencore vazhdon në Zvicër, me një shpërndarje në ndryshim mes industrisë dhe akademisë.
Këto praktika zhvillohen kryesisht në universitete dhe institute kërkimore, por edhe në industrinë farmaceutike.
“Numri i kafshëve të përdorura nga industria është ulur në një të tretën, ndërsa në sektorin akademik është rritur ndjeshëm,” thotë profesori Pierre Cosson nga Universiteti i Gjenevës.
Alternativa premtuese në zhvillim
Në serinë e saj të raporteve, e transmetuar fillimisht në emisionin Vacarme, gazetarja Cécile Guérin analizoi se si alternativa të ndryshme nga organoidet te modelet kompjuterike dhe përdorimi i krimbave nematodë ofrojnë mundësi për të reduktuar testimin mbi kafshët, transmeton albinfo.ch
Sipas studiuesve, kalimi drejt metodave pa kafshë është thelbësor jo vetëm për të zvogëluar vuajtjet e kafshëve, por edhe për të përmirësuar saktësinë e rezultateve për shëndetin e njeriut, pasi modelet shtazore nuk pasqyrojnë gjithmonë me saktësi sëmundjet njerëzore.
Profesori Cosson thekson rëndësinë e pranimit të faktit që eksperimentimi me kafshë mund të zëvendësohet në shumë fusha dhe bën thirrje për një ndërgjegjësim kolektiv për të përshpejtuar adoptimin e metodave alternative.
Një nismë e re në horizont
Një nismë popullore e re është në përgatitje në Zvicër dhe mund të çojë në një referendum në vitet e ardhshme për reduktimin e testimeve mbi kafshë.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












