Lajme
A është fjala “Shipi” fyese për shqiptarët apo ka “të drejtë qytetarie” në Zvicër?
albinfo.ch ka kontaktuar niciuesin e ankesës, artistin pamor Kreshnik Muçaj, i cili këtë e ka bërë në emrin e një grupi aktivistësh, si "iniciativë qytetare"
Albinfo.ch, dje (e premte) ka publikuar lajmin për një vendim që Komisioni i Pavarur i Ankesave (UBI) ka marrë rreth asaj nëse fjala “Shipi”, në shumës “Shipis” (për shqiptarët) në Zvicër është diskriminuese ose jo. UBI është permbajtur nga cilësimi rreth kësaj fjale në vetevete, por ka thënë se në kontekstin ku ajo është përmendur, në një emision satirik, nuk kemi të bëjmë me diskriminim.
Ky emërtim përdoret me të madhe në Zvicër, sidomos në zhargonin e të rinjve dhe nxënësve. Si i tillë, ai ka një ngarkesë negative.
Ndërkohë, albinfo.ch ka kontaktuar edhe iniciuesin e ankesës, artistin pamor Kreshnik Muçaj, i cili këtë e ka bërë në emrin e një grupi aktivistësh, si “iniciativë qytetare”, siç e shpjegon ai.
Në vazhdim, po japim interpretimin e z. Muçaj lidhur me ankesën dhe vendimin e UBI.
A është fjala „Shipi“ diskriminuese?
Kësaj pyetje u mundua t`i gjejë një përgjigje Komisioni i Pavarur i Ankesave (UBI) në datën 3.Nëntor 2022 në Bernë të Zvicrës.
Ankesën e kishin depozituar një grup aktivistësh shqiptaro-zviceranë, pas transmetimit të një skeçi të titulluar „Die Shipis im Zoo“ (Shqiptarët në Kopshtin Zoologjik) në kanalet online të televizionit publik zviceran (SRF).
Ankimuesit argumentonin që fjala „Shipi“ e ka prejardhjen nga titullimi diskriminues për shqiptarët „Šiptari“ ne gjuhët e sllavëve të jugut dhe po folësit e këtyre gjuhëve e kishin formësuar termin në dialektin e gjermanishtes në Zvicër.
Për përdorimin e kësaj fjale diskriminuese ankimuesit kërkonin që të ndalohej transmetimi i mëtejshëm i këtij skeçi.
Komisioni i Pavarur i Ankesave, (UBI) pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur, nuk gjeti karakter diskriminues në skeçin e shfaqur në televizionin publik zviceran (SRF) por shprehimisht nuk mbajti qëndrim mbi karakterin diskriminues apo jo të përdorimit të termit „Shipi“ për shqiptarët, në dialektin gjerman që flitet në Zvicër”.
Muçaj, pr albinfo.ch thotë se “për mua e rëndësishme është që UBI nuk u shpreh mbi karakterin diskriminues të fjalës, por vetëm vendosi se skeçi nuk është diskriminues”!.
Ndërsa në ankesën e tij, origjinalin e të cilës albinfo.ch e ka në dispozicion, në emrin e grupit të përmendur, Kreshnik Muçaj, veç tjerash shkruan:
Ankesë drejtuar SRF-së për postimin në Facebook “Shipis (shqiptarët) në kopshtin zoologjik” nga 13 maj 2022
Unë me profesion jam artist dhe e vlerësoj shumë lirinë artistike. Prandaj e kam të vështirë të kundërshtoj një kontribut satirik.
Siç e ka thënë kaq me vend Otto Julius Bierbaum: “Humor është kur qesh gjithsesi”.
Dhe unë jam dhe mbetem i mendimit se është detyrë e artit për të shtyrë kufijtë. Megjithatë, jam i bindur se ky kontribut qartazi e ka kaluar kufirin.
Fjala “Shipi/Shipis” është një term fyes dhe diskriminues për njerëz me origjinë shqiptare por që si fjalë ka origjinë serbokroate. Fjala “Shiptari” në përdorimin e gjuhëve sllave jugore është term diskriminues për shqiptarët. Të ndikuar nga folësit serbokroat në Zvicër është zhvilluar emri “Shipi”.
Para dhe pas ankesës sime pranë ombudspersonit të PSG-së më 17 maj 2022 kam kontaktuar ekipin editorial të SRF Comedy & Satire për për të diskutuar rreth çështjes. Në asnjë moment nuk kisha qëllimin që krijuesit e postimit t`i etiketoja si racistë. Unë kam parë këtu vetëm një keqpërdorim të fjalës “Shipi”.
Në përgjigjen e tyre, redaktorët mbajnë qëndrimin se fjala “Shipi” ka mbizotëruar në përdorimin e përditshëm dhe në këndet e lojërave në Zvicër dhe kështu që në emisionin në fjalë nuk mund të shihet ndonjë gjë e keqe.
Për mua, ky argument nuk qëndron…
Kjo është arsyeja pse unë besoj se në vendin tonë, dhe këtu flas si qytetar i përkushtuar i kantonit Basel-Stadt duhet të sigurojmë që njerëzit, pa marrë parasysh se çfarë origjine dhe etnie kanë, të mos stigmatizohen dhe të respektohet me empati, prejardhja e tyre”, përfundon ankesa.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi Si pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Zvicra po merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ‘Tiger... -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër -
Debati mbi hapësirën e pakët të jetesës: Pse të moshuarit qëndrojnë në shtëpi njëfamiljare -
Bankat zvicerane goditen me padi me tre shifra milionëshe














