Lajme
A funksionojnë vaksinat kundër variantit Omicron?
Varianti i ri i koronavirusit që përmban shumë mutacione është tashmë një realitet. Në këto rrethana, një nga pyetjet që shtrohet është: a funksionojnë vaksinat ndaj tij?
Aktualisht llojet e COVID-it që qarkullojnë nëpër botë janë me mijëra, pasi virusi pëson mutacion gjatë gjithë kohës.
Por varianti i ri, i quajtur Omicron, ka shqetësuar ekspertët për shkak se është shumë ndryshe krahasuar me COVID-in origjinal, për të cilin janë projektuar vaksinat.
Omicron ka një listë të gjatë ndryshimesh gjenetike, 50 në total, 32 prej të cilave janë në proteinën e virusit, pjesa që është dhe objektiv i vaksinave. Sidoqoftë, është ende shumë herët për të ditur sesa rrezik përbën ai.
Sipas ekspertëve, vaksinat aktuale nuk përputhen me variantin e ri, ndaj dhe mund të mos funksionojnë plotësisht. Por kjo nuk do të thotë se ato ofrojnë zero mbrojtje.
Vaksinat janë ende shumë efikase në mbrojtjen e jetës së njeriut nga variantet e tjera të koronavirusit, si Delta, Alfa, Beta dhe Gama.
Mjekët thonë se është jetike që njerëzit të marrin numrin e rekomanduar të dozave për të siguruar sa më shumë mbrojtje ndaj varianteve ekzistuese dhe atyre që po dalin.
Versione të përditësuara të vaksinës kundër varianteve të COVID po projektohen dhe testohen, në rast se do të nevojiten në një farë pike. Dhe nëse kjo kohë vjen, vaksina e re mund të jetë gati brenda pak javësh./Euronews
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











