Lajme
A ia ka vlejtur qasja ndryshe e Suedisë në luftën kundër coronavirusit?
Ndryshe nga shtetet e tjera, qasja e Suedisë ndaj coronavirusit, pa mbyllje, masa epidemiologjike dhe rekomandime të mjekëve, e ka ndarë opinionin në dy taborre.
Derisa disa e përshëndesin si një qasje të mirë, të tjerët janë për qasje më të ashpër ndaj COVID-19, nga i cili në botë kanë humbur jetën tre milionë njerëz.
Nxënësi i një shkolle të mesme në Stokholm për shkak të kokëdhembjes përfundoi në ambulanten e shkollës – përkatësisht infermieres Angelike Jularbo. Një muaj më vonë para ardhjes së tij, coronavirusi filloi të përhapet nëpër Evropë.
Derisa Jularbo po bënte çmos t’ia maste temperaturën, nxënësi i tha se partneri i tij është diagnostikuar me coronavirus. Jularbo menjëherë e dërgoi në shtëpi. Katër ditë më vonë, u zgjua me temperaturë dhe kokëdhembje.
“E kuptoj pse njerëzit që vërtet janë të sëmurë, apo që vuajnë nga dhimbjet e mëdha, thonë se duan të vdesin”, ka thënë Jularbo për New Yorker.
Ajo ka theksuar se si në atë kohë ishte e lodhur dhe prej ditësh nuk kishte dalë nga dhoma. Pas nëntë ditëve u rikthye në punë sepse nuk kishte temperaturë gjatë dy ditëve të fundit, por kokëdhembja dhe temperatura iu rikthyen një javë më vonë.
Për dallim nga vendet e tjera të botës që u mbyllën dhe aplikuan masat e ndryshme të kufizimit, në Suedi pak a shumë gjithçka ka qenë e hapur.
Njerëzve u është propozuar të zvogëlojnë udhëtimet dhe të punojnë nga shtëpia, por gjithçka mbeti në nivel rekomandimi. Maska ka qenë “shfaqje” e rrallë. Shoqërimi nuk ka qenë i ndaluar, sikurse edhe ahengjet.
Një përgjigje e tillë ndaj pandemisë u ideua nga epidemiologu suedez, Anders Tegnel.
Në vitin 1995, Tegnel ka punuar në Republikën Demokratike të Kongos kur asokohe ishte epidemia e Ebolës, e përmes Bashkimit Evropian dhe agjencisë së tij ECDC, ka shërbyer edhe si këshilltar për sëmundje ngjitëse. Në agjencinë suedeze për shëndetin publik punon që nga vitit 2013.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten