Lajme
A iu kërkua Serbisë njohja e Kosovës?
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.
Para nisjes, Hoti tha se pritjet i ka pozitive bazuar nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb e pranoi se do të jetë një takim i vështirë, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet, raporton express, përcjell albinfo.ch.
Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës.
B92 shkruan se Vuçiq tashmë ka para vetes letrën për njohjen e Kosovës.
Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke”, u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.
Kujtojmë se presidenti serb vazhdimisht, e edhe sot, ka deklaruar se nuk do të ketë njohje reciproke dhe se Serbia do të qëndrojë në këtë pozicion.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih

















