Lajme
A keni të drejtë të keni tri pasaporta të ndryshme në Zvicër?
Qytetarët e dyfishtë janë goxha të zakonshëm në Zvicër, por a keni të drejtë të keni jo dy, por tre pasaporta të ndryshme?
Pa dyshim se kemi shumë qytetarë me pasaportë të dyfishtë që janë mjaft të zakonshëm në Zvicër, por a keni të drejtë të keni jo dy, por tri pasaporta të ndryshme ndërsa jetoni këtu?
Përgjigjja e shkurtër për këtë pyetje – marrë nga faqja zyrtare e qeverisë – është: “Që nga 1 janari 1992, ligji zviceran ka lejuar shtetësinë e shumëfishtë pa asnjë kufizim”.
Kjo do të thotë kur njerëzit aplikojnë për t’u bërë zviceranë, ata nuk duhet të heqin dorë nga kombësia e tyre e mëparshme, siç është rasti në disa vende të tjera.
Megjithatë, kjo nuk e përkufizon fjalën “shumë”, duke çuar në një përfundim se çdo numër pasaportash lejohet.
Ndërsa ka statistika se sa njerëz në Zvicër kanë dy kombësi – rreth 19 për qind – si dhe se ku jetojnë, nuk ka të dhëna në dispozicion për numrin e banorëve me tri kombësi.
Çfarë do të thotë saktësisht kombësia e trefishtë?
Ka dy skenarë të mundshëm: njëri (dhe ndoshta më i zakonshmi) është një pasaportë zvicerane përveç dy atyre të huaja.
Por një mundësi tjetër është që një shtetas i huaj që jeton në Zvicër me leje B ose C të ketë tri pasaporta të huaja, duke bërë xhonglimin me secilën kur ai ose ajo udhëton jashtë vendit.
Nëse, le të themi, dikush ka një shtetësi të SHBA-së, BE-së dhe një shtetësi tjetër, ata do të përdorin pasaportën amerikane për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, atë të BE-së brenda Evropës dhe të tretën në atë vend specifik.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














