Lajme
A lejon SHBA testimin e çipave në tru?
Në SHBA, së shpejti mund të implantohen çipe në trurin e njeriut. FDA ka hapur rrugën për provat e para klinike prej kompanisë Neuralink të Elon Musk-ut.
Ato synohet të bëjnë të mundur që njerëzit e paralizuar të ecin dhe të trajtojnë sëmundjet neurologjike: çipat kompjuterikë të implantuar në trurin e njeriut, shkruan DW.
Testet përkatëse mund të fillojnë së shpejti në SHBA, autoritetet amerikane me sa duket kanë dhënë dritën e gjelbër për studime klinike te njerëzit. Kjo u raportua nga start-up Neuralink, i themeluar nga shefi i Twitter-it, Elon Musk, përcjellë albinfo.ch.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi marrë lejen e FDA-së për të inicuar provën tonë të parë klinike me njerëzit”, shkroi kompania në Twitter.
Edhe me Neuralink, fillimisht ai ishte prapa planit: Musk kishte njoftuar në korrik 2019 se do të ishte në gjendje të kryente testet e para te njerëzit vitin e ardhshëm.
Musk kishte thënë në dhjetor, gjatë një prezantimi të startup-it të tij, se implantet e bëra nga Neuralink do të bënin të mundur komunikimin drejtpërdrejt me anë të mendimit me kompjuterët. “Sigurisht, ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurohemi që të funksionojë përpara se të vendosim ndonjë pajisje te njerëzit”, tha ai në atë kohë, shkruan DË.
Aplikimi i kompanisë për një provë klinike njerëzore fillimisht u refuzua nga FDA në fillim të vitit 2022 për arsye sigurie. Autoriteti kishte dyshime për baterinë e litiumit të çipit dhe telat e implantit. Ishte gjithashtu e paqartë se si mund të hiqej pajisja pa dëmtuar indet e trurit.
Deri tani, prototipet me madhësinë e monedhës janë implantuar vetëm te kafshët. Gjatë prezantimit të Neuralink, majmunët u shfaqën duke “luajtur” video lojëra të thjeshta ose duke lëvizur kursorin në një ekran duke përdorur çipin e trurit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













