Sport
A luan Xhaka rastësisht për Zvicrën?
Granit Xhaka ka ndezur një debat të ashpër në Zvicër, pas një letre drejtuar tifozëve shqiptarë
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka hapi një debat të vjetër kur publikoi një letër drejtuar tifozëve për zgjedhjen e tij që kishte bërë për të luajtur për Zvicrën. “Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në Kampionatin Evropian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova. FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues. Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.
Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-s duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA”, kishte shkruar Xhaka.
Ky mesazh i cili është përkthyer nga “Blick” kishte ndezur një debat të nxehtë. Në shumicën e komenteve kanë qenë zviceranët ata të cilët kanë komentuar, shkruan “90min.com”. Pasi ai kishte shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, nuk kanë munguar akuzohet për mosnjohje ndaj Zvicrës.
Por, kush e lexon deri në fund, e sheh se ai ka zgjedhur Zvicrën, për të përfaqësuar edhe shqiptarët. “Duke luajtur unë me Zvicrën shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi 300.000 mijë shqiptare në Zvicër do përfaqësohen me prezencën time në Kombëtaren Zvicerane, bëhem krenar, sepse do jem një ambasador i mirë për çdo Shqiptarë që jeton e punon në Zvicër. Çdo shqiptar do të ndjehet krenar, kokën lart dhe i barabartë para popullit zviceran. Ne duhet të respektojmë ata që na ndihmuan në kohëra të vështira. Populli shqiptar të mirën e kthen me të mire, këtë kam mësuar nga vendi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim dhe këtë e bëj kudo e ngado. Gjithmonë do mundohem të jem një ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mire për njerëzit e vendit tim”, kishte shkruar më tej Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, kjo letër e hapur e hapur ka ngjallur edhe një debat mbi integrimin, sidomos pasi shumë qytetarë janë të pakënaqur me mungesën e integrimit. Edhe Xhaka ishte i befasuar me reagimet pas kësaj letre, derisa kishte shpjeguar se ka dashur të qartësohet me popullin, pasi ai do të vazhdon të luajë për Kombëtaren e Zvicrës.
Edhe ata që po ankohen më së shumti me yllin e Arsenalit, ndoshta do të ndryshojnë mendje, kur ai do të kthehet me klas te Zvicra dhe do t’i ndihmojë kësaj Përfaqësuese.
E-Diaspora
-
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani Lionella Jakaj është e lindur në Vjenë, me origjinë shqiptare nga dy prindër nga komuna e... -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran detyrohet të kthehet në Cyrih pas ngritjes, shkak problem me frenat Fluturimi drejt Budapestit u ndërpre pak minuta pas nisjes nga Aeroporti i Cyrihut. Autoritetet konfirmojnë se... -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Furra tradicionale në Cyrih mbyll degën pas vetëm një viti -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone















