Lajme
A mund të jetë Elon Musk objektivi i ri i ushtrisë ruse?

Forcat Hapësinore të SHBA-së janë vënë në gatishmëri pas lajmeve se rrjeti satelitor i Elon Musk ‘Starlink’ mund të jetë shënjestra më e re e ushtrisë ruse.
Kështu ka raportuar ABC News, pas deklarateve të publikuara në një faqe simotër të faksionit të partisë Rusia e Bashkuar, ku thuhej se zëvendësdrejtori i Këshillit të Sigurisë ruse, Dimiri Medvedev, kishte urdhëruar “shkatërrimin e rrjetit të Starlink si pasojë e ndihmës që këto satelitë po i jepnin ushtrisë ukrainase, përfshirë këtu shkatërrimin dhe zhytjen e anijes historike ruse Mosvka javën e shkuar”.
Sidoqoftë, ditën e djeshme, Medvedev doli me një deklaratë publike në kanalin e tij në Telegram, në të cilën ai sqaroi se ky urdhër nuk ishte dhënë prej tij – të pakën ende jo.
Në postimin e tij, ai e quan këtë ide ‘të freskët dhe inovative’ dhe shprehet se ‘pavarësisht se është ende herët, në rast të arritjes së një mendimi unanim, një sulm ndaj Starlink do të mbetet një opsion në tavolinë”.
Medvedev gjithashtu shtoi se Rusia nuk ka asnjë qëllim që të militarizoië hapësirën, ama ajo nuk do t’i lejojë të tjerët ta bëjnë këtë.
Rrjeti i satelitëve të Starlink në fakt është bërë problem për ushtrinë ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Një nga objektivët kryesor të ushtrisë ruse pas pushtimit të Ukrainës ka qenë pikërisht rrjeti i telekomunikacionit dhe sistemi GPS, të cilët janë thelbësor për mobilizimin dhe organizimin e sulmeve ushtarake.
Menjëherë pas sulmeve të ushtrisë ruse në stacionet kryesore të transmetimit në Ukrainë, Elon Musk doli publikisht duke ofruar të dërgonte sistemet e tij të satelitëve Starlink në Ukrainë, duke i ardhur në ndihmë ushtrisë vendase kundër sulmeve ruse.
Në fakt, analistë të shumtë kanë bërë Starlink të përgjegjshëm për sulmin e detajuar kundër anijes luftarake ruse Moskva, e cila u përmbys nga sulmet me raketë të ukrainasve javën e shkuar, duke u zhytur në fund të Detit të Zi.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten Qiratë vazhduan të rriten në Zvicër muajin e kaluar, sipas një sondazhi të publikuar të martën...
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre
-
Pse Zvicra përdor ‘CH’ si kod shteti?
-
Numri i personave mbipeshë në Zvicër është dyfishuar