Shkurt.ch
A po ia kthejnë vërtet gjermanët shpinën Zvicrës?
Numrin më të madh të atyre që ia kthejnë shpinën Zvicrës e përbëjnë gjermanët,. Bëhet fjalë për 2527 shtetas gjermanë që e kanë braktisur Zvicrën vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit
Pa pasur fare nevojë të nisë zbatimi i iniciativës kundër migracionit masiv, e votuar para dy vitesh, ky migracion duket se ka filluar të frenohet vetvetiu. Në këtë përfundim së paku ka ardhur e përditshmja Blick në njumrin e sotëm. Sipas një artikulli të botuar në këtë gazetë, duke iu referaur shifrave nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM) rezulton se migracioni “neto” i të huajve në Zvicër në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rënie të theksuar, transmeton albinfo.ch. Gjatë këtyre tre muajve pra në Zvicër kanë ardhur 15600 të huaj – ky numër del “neto”, pasi të jenë hequr numri i atyre që kanë lëshuar Zvicrën gjatë po kësaj periudhe.
E kjo është për një të tretën më pak se në tremujorin paraprak, kur kishin ardhur 23 mijë të huaj.
Në rast se ky trend vazhdon gjatë tërë vitit, i bie se numri i të huajve do të mund të rritet maksimalisht edhe për 50 mijë të tjerë, duke përjashtuar këtu azilkërkuesit. Ndërsa gjatë vitit 2015 kishin ardhur 71.495 të huaj, në vitin 2014 78.902 e në vitin 2013, 81084 sish.
Kjo rënie e numrit neto të të huajve që vijnë rishtas në Zvicër nuk ka të bëjë me uljen e vërtetë të numrit të atyre që vijnë por me kthimin në vendet e tyre të të huajve të ardhur më herët. Po ashtu edhe me braktisjen e Zvicrës nga vetë zviceranët.
Kështu, gjatë janarit dhe shkurtit Zvicrën e kanë braktisur 20 për qind më tepër të huaj se në muajt pararendës. Numrin më të madh të atyre që ia kthejnë shpinën Zvicrës e përbëjnë gjermanët, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për 2527 shtetas gjermanë që e kanë braktisur Zvicrën vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit. Po kaq gjermanë edhe kanë ardhur gjatë kësaj periudhe në Zvicër.
Braktisja shpjegohet sipas artikullit, veç tjerash me gjendjen aktuale ekonomike në Zvicër dhe me ndryshimin e raportit të frangut.
Por sipas gazetës tjetër, 20 minuten, në SEM janë ttreguar të befasuar me këto shifra. Ato, sipas këtij institucioni do të publikohen vetëm javën që vjen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra












