Të tjera
A po shkon ‘Republika Srpska’ drejt ndarjes nga Bosnja?
Asambleja Popullore e Republikës Sërpska miratoi sot një varg hapash që fuqizon një nismë për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore, edhe përkundër paralajmërimeve nga Perëndimi.
Deputetët votuan me 49 vota për dhe 3 kundër për të nisur një procedurë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnjë e Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.
Deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja para votimit, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Bosnja ka qenë në një krizë të stërzgjatur politike lidhur me lëvizjet ndarëse nga Republika Srpska, duke ringjallur frikën se marrëveshja e paqes që i dha fund një lufte të viteve 1992-95 mund të shpërbëhet dhe të kërcënojë stabilitetin rajonal.
Në Seancën e Asamblesë, Dodik tha se pas përfundimit të debatit, populli do të vendosë me referendum për Kushtetutën e re të Republikës Sërpska.
“Bosnjë e Hercegovina po lëviz në një drejtim, për të cilin nuk kemi rënë dakord që nga përfundimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Ne kemi një ndjenjë se Bosnjë e Hercegovina po shkon në drejtim të gabuar. Një nga një, kompetencat po ndryshojnë në favor të Bosnjë e Hercegovinës, pa u penduar askush për këtë”, tha Dodik.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













