Kosova
A u shkarkua Albena Reshitaj nga AAK?
Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për veprimin e deputetes së kësaj partie, Albena Reshitaj e cila kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.
Haradinaj thotë se veprimi i Reshitajt është i gabueshëm dhe se veprimi i saj nuk i ka bërë nder askujt, e as VV-së.
“E ka diskutuar në disa raste këtë situatë, arsyetimin që u dha edhe këtë. Kur një deptuet si Reshitaj ka këtë shpjegim, ia pamundëson AAK-së, me ndihmu procesin. Kur një deputet merr vendime individuale për motive E vërteta po qarkullon. Çdo deputet ka qenë subjekt i ofertës. Reshitaj mund të mohon, ta pohon ose aprovon që ka pasur ndoshta joshje edhe kjo, nuk e di a e pranon. Ky është gabim i Reshitajt, i ka lënë kolegët e tjerë edhe partinë pa rolin e duhur në këtë proces”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe sa i përket lajmeve se Reshitaj u përjashtua nga AAK-ja.
“Jo, nuk kemi mbajt në ndonjë takim të cfarëdo natyre lidhur me këtë”, tha Haradinaj në Rubikon.
Kujtojmë se AAK-ja, nuk mori pjesë në seancën për votim për zgjedhjen e presidentit. Por, depuetetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, duke marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













