Lajme

Aargau: Një rast pozitiv me koronavirus, rezultati përfundimtar pritet nesër

Krahas analizës në Aargau, edhe Qendra e referencës në Gjenevë gjithashtu analizon rastin, pasi që rezultati, për të qenë përfundimtar, duhet të kontrollohet dy herë

Në kantonin Aargau deeri më tash, me dyshimin për koronavirusin janë testuar gjithsej 29 persona.  Në një rast, prania e koronavirusit dyshohej të ishte më i lartë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë testi ka dalë pozitiv dhe është konstatuar që pacienti është infektuar me koronavirus.

Megjithatë, sipas mjekes kantonale, rasti pritet të konfirmohert. “Ne kemi një test pozitiv dhe aktualisht jemi në pritje të konfirmimit”, ka thënë ai për gazetën AZ.

Konfirmimi përfundimtar do të jepet vetëm ditën e enjte, (nesër). Krahas analizës në Aargau, edhe Qendra e referencës në Gjenevë gjithashtu analizon rastin, pasi që rezultati, për të qenë përfundimtar, duhet të kontrollohet dy herë.

Personi i dyshuar se bart koronavirusin, është i izoluar, përcjell albinfo.ch. Sipas mjekes kantonale Yvonne Humbel, i përmenduri ka kaluar një ditë në veri të Italisë dhe më vonë është kthyer në Zvicër. Ndërsa simptomat i janë paraqitur tri ditë më vonë.