Të tjera
Abazoviç nga Beogradi flet për Ballkanin e Hapur
Gjatë qëndrimit dyditor në Serbi, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur sërish rreth nismës 'Open Balkan' duke riktheksuar pozicionin e Malit të Zi.
I pyetur nëse Ballkani i Hapur është në kundërshtim me Procesin e Berlinit, Abazoviq ka thënë: “Jo, nuk është”.
“Është komplet në përputhje dhe Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i Procesit të Berlinit apo një vazhdimësi e Procesit të Berlinit”, ka thënë Abazoviq për RTS pas vizitës dyditore që ka zhvilluar në Beograd, transmeton Albinfo.ch.
“A i inkurajojmë që të gjitha gjashtë vendet të jenë në këtë iniciativë? Jemi duke kërkuar që gjithçka të jetë në bashkërendim me vlerat evropiane. Ne jemi në favor të Ballkanit të Hapur që të na mundësojë të jemi ekonomikisht kompetitivë me njëri-tjetrin. Kjo krijon një supozim të mirë për nesër, kur të gjithë do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha ai.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













