Lajme
Administrata Biden refuzon pasaportën “Covid-19”
Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ua kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.
Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?
Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin Yankee të Nju-Jorkut që nga tetori i vitit 2019, ndërsa fillon sezoni i ndeshjeve të bejsbollit.
Para hyrjes në stadium, ata duhet të provojnë se nuk janë të infektuar. Një prej tyre është edhe Randy Leibowitz, tifoz i ekipit Yankee:
“Tregova kartën e vaksinimit. Në të kundërt, duhet të bësh testin”, thotë ai.
Ditë më parë Nju-Jorku u bë shteti i parë që ofron një pasaportë dixhitale vaksinimi, një aplikacion falas dhe një faqe interneti që provon se individi është vaksinuar ose ka rezultuar negativ nga testimi për koronavirus.
“Duhet respektuar privatësia e njerëzve dhe duhet të sigurohemi që sistemi është i saktë. Pa dyshim që duhet bërë më shumë, por mendoj se këto janë pjesë e zgjidhjes”, thotë Bill de Blasio, kryebashkiak i qytetit të Nju-Jorkut.
Kompanitë private në mbarë botën tashmë përdorin certifikata dixhitale të vaksinimit në fusha si turizmi, argëtimi dhe industri të tjera.
Disa vende, përshi Kinën dhe Izraelin, kanë krijuar sisteme zyrtare mbarëkombëtare. Amerika nuk pritet të ndjekë këtë metodë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










